Koreja e Veriut thyen heshtjen, konfirmon se mban ushtarin amerikan që kaloi kufirin!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut thyen heshtjen, konfirmon se mban ushtarin amerikan që kaloi kufirin!

Koreja e Veriut reagon pas disa ditësh heshtje dhe bën të ditur se mban ushtarin amerikan, Travis King. Në këtë mënyrë, për herë të parë iu përgjigj kërkesave lidhur me vendndodhjen e tij. Lajmin e konfirmoi Komanda e Kombeve të Bashkuara, që mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Ushtari amerikan i moshës 23-vjeç e kaloi kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, ndërsa ishte në një udhëtim i shoqëruar. Komanda e OKB-së nuk pranoi që të japë më shumë hollësi për përgjigjen e kthyer nga vendi komunist, siç u shpreh “që të mos ndërhyjë në përpjekjet për ta dërguar shtetasin amerikan në shtëpi”.

Por, duhet theksuar se përgjigja lë të kuptohet se Pheniani mund të jetë i gatshëm të nisë negociatat për dorëzimin e tij. Koreano-veriorët e kanë pranuar më parë kërkesën për informacion, por kjo është hera e parë që përgjigjen zyrtarisht.

Para se të kalonte kufirin, Travis King ka qenë dy muaj në burg në Korenë e Jugut, pas akuzave për agresion. Ai u lirua më 10 korrik dhe planet ishin që ai të kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me procedura disiplinore ushtarake, por arriti të largohej nga aeroporti e t’i bashkohej udhëtimit me guidë.

King është specialist zbulimi dhe pjesë e ushtrisë amerikane prej janarit të vitit 2021, ndërsa në Korenë e Jugut ka shkuar në kuadër të një rotacioni.

Duke kaluar përmes vijës kufitare, Travis King shkaktoi një incident ndërkombëtar e që mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të këqija në Gadishullin Korean ku këtë vit, Koreja e Veriut ka testuar dhjetëra raketa. Vendi komunist po punon për përparimin e programit të tij bërthamor që ka për qëllim të vërë në shënjestër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, objektiva të kërkuara nga lideri i vendit të izoluar komunist, Kim Jong-Un.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE