Një ndalesë, një kontroll/ Lehtësohet kalimi në kufi me Maqedoninë e Veriut

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ndalesë, një kontroll/ Lehtësohet kalimi në kufi me Maqedoninë e Veriut

Sistemi i kontrollit me një ndalesë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ka lehtësuar kalimin për udhëtarët.

Kontrolle të përbashkëta bëhen vetëm ne një anë të kufirit të punonjëseve shqiptarë dhe maqedonas, të cilët gjenden brenda të njëjtit sportel dhe udhëtarët pasi dorëzojnë dokumentacionin vazhdojnë normalisht udhëtimin e tyre.

Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe fluksi i lëvizjes është i lartë por udhëtarët shprehen të kënaqur për këtë mënyre të re kontrolli

“Do të qëndrojmë 9 netë në Vlorë. Jemi nga Polonia dhe është hera e parë që vijmë këtu. Kalimi i kufirit ishte shumë më i lehtë krahasuar me atë Hungari, Serbi ku pritëm 5 orë, këtu as 40 minuta nuk u vonuam sepse kishte shumë lëvizje.“- u shpreh qytetari.

Për udhëtarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë ndalesa bëhet në pjesën shqiptare të kufirit ku përpunimi i të dhënave bëhet nga të dyja palët brenda të njëjtit sportel ndërsa po njësoj veprohet për ata udhëtarë qe shkojnë në drejtim të vendit fqinjë kontrolli i të cilëve bëhet në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Për të përballuar fluksin është duke u punuar me 3 sportele në të dyja anët e kufirit ndërsa në 24 orët e fundit përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 6887 persona dhe kanë dalë 3636.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48958 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE