Përfundon faza e parë e aplikimeve! Studentët renditën degët e preferuara

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon faza e parë e aplikimeve! Studentët renditën degët e preferuara

Sot është dita e fundit për mbi 20 mijë maturantë për të përzgjedhur 10 degët e studimit. Kjo është vetëm faza e parë, ku duhet të presin deri më datë 27 gusht që të publikohet renditja, e që më pas në 29 gusht kur nisin dhe regjistrimet, të shkojnë pranë fakulteteve për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme, për degën ku kanë rezultuar fitues.

Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri më tani në Universitetin e Tiranës ka 12 mijë aplikime.

Mjekësia kap shifrën e 7500 aplikimeve, çka tregon se të rinjtë nuk janë stepur nga vendimi i qeverisë për punësim të detyruar 5 vite pas diplomimit. E njëjta shifër vlen edhe për Universitetin Politeknik. Universiteti Bujqësor numëron mbi 4500 aplikime.

Për studentët që do të zgjedhin degët e bujqësisë, qeveria ka vendosur një bursë në vlerën e pagës minimale.

Sa u përket universiteteve në rrethe, në Durrës ka mbi 3 mijë aplikime, 1800 për atë të Elbasanit dhe rreth 1200 për universitetin e Vlorës dhe të Shkodrës.

Pas mbylljes së regjistrimeve, maturantët do të kenë një mundësi të dytë në datat 15-17 shtator për të hedhur sërish 10 programe studimi. Ndërsa mundësia e fundit do të jetë nga 4 tetori deri më datë 10, ku të rinjtë do të kenë mundësi që të bëjnë kërkesë për regjistrim pranë fakulteteve pavarësisht aplikimeve në portalin u-albania.

Viti i ri akademik do të nisë në datë 2 tetor, ndërsa për herë të parë këtë vit, studentët do të kenë mundësi që të aplikojnë për kredi studentore, për ti ndihmuar me pagesat e tarifave dhe të mbulojnë kostot e jetesës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE