Po dëmtonte shtratin e lumit Mat, policia arreston një punonjës/Në kërkim pronari i subjektit!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po dëmtonte shtratin e lumit Mat, policia arreston një punonjës/Në kërkim pronari i subjektit!

Pranga një 52 vjeçari nga Kurbini që po gërryente shtratin e lumit Mat. Sipas Policisë së Lezhës, ky shtetas, punonjës i një subjekti u konstatua ndërsa me një ekskavator po gërryente shtratin e lumit për të bërë nxjerrjen e inerteve. Policia e Lezhës bën të ditur se ka shpallur në kërkim pronarin e subjektit ekonomik, një 58-vjeçar me banim në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një sasi inertesh, të përfituara në kundërshtim me ligjin Në njoftimin zyrtar theksohet se vijon monitorimi i territorit përreth lumit Mat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën një tjetër rast të gërryerjes së shtratit të lumit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.

Për këtë rast, u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit që kryente këtë veprimtari të kundërligjshme, shtetasi F.V., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e 58-vjeçarit. Monitorimi i territorit përreth lumit Mat, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE