Prapaskena gjatë përgatitjeve të koncertit të Noizy-t, Yll Limani poston foton në Instagram!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prapaskena gjatë përgatitjeve të koncertit të Noizy-t, Yll Limani poston foton në Instagram!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen duke rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur të përçojë tek publiku emocione.

Së fundmi këngëtari ka postuar në Instagramin e tij një InstaStory, ku shfaqen përgatitjet e reperit Noizy për Alpha Show së bashku me Dj e tij Engli. Gjithashtu duket dhe Fatjon Miftari, producent i Yllit që po përgatitet për koncertin e shumëpritur.

Ai na bën me dije që dhe pak orë na ndajnë nga koncerti që reperi do të mbajë në Tiranë në Sheshin “Nën Tereza”. Një koncert që pritet të ketë sukses, ku do performojnë shumë artistë të talentuar të estradës sonë. Ylli dhe Noizy kanë patur dy bashkëpunime që janë pritur shumë mirë nga publiku dhe kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm.

Së fundmi këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re me këngëtaren Dafina Zeqiri me titull “Kaje” ku numëron 14 milionë shikime në platformën YouTube. Dueti që dyshja ka sjellë u dedikohet zemrave të thyera. Para pak ditësh Ylli ka postuar një video në InstaStory të këngës më të re me titull “Për kë je zbukuruar” që këngëtari ka zbuluar se do të dalë së shpejti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE