Zbulohet vajza që thuhet se i ka rrëmbyer zemrën Princ Lekës

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet vajza që thuhet se i ka rrëmbyer zemrën Princ Lekës

Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera.

E mesa duket Princ Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.

Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij.

Burime pranë “Living” thonë se pas aparatit qëndron e dashura e re e Princ Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij.

Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Princ Lekës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE