Vidhnin energji elektrike në Tiranë, OSSH padit pronarët e tre objekteve!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vidhnin energji elektrike në Tiranë, OSSH padit pronarët e tre objekteve!

Vidhnin energji elektrike, OSSH-ja Tiranë padit pronarët e tre objekteve që furnizoheshin me linjë të dytë e shmangnin matjet. Abuzimet u zbuluan në zonat e Qesarakës e të Unazës së Re. Në këtë të fundit, pronari i një vile tre katëshe, i cili ishte debitor, pati ndërruar matësin. Ai u denoncua në polici bashkë me elektriçistin e po kështu dhe përfaqësuesit e dy subjekteve private në Qesarakë.

Strukturat e drejtorisë rajonale Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Tiranë, vijojnë kontrollet tek linjat ku dyshohet se ka humbje në rrjet për shkak të veprimeve të paligjshme. Sipas njoftimit të OSSH-së, në 24 orët e fundit janë “goditur” tre raste subjektesh që abuzonin me energjinë elektrike, duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.

Dy subjekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re. Pronari dhe elektriçisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy subjektet private në Qesarakë.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente. OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektri elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin celular: 069 414 1001 whatsapp/viber.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE