Atalanta nuk e çoi dot në finale, Luixhino zbulon mesazhin që Sara Hoxha i dërgoi pas eleminimit

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atalanta nuk e çoi dot në finale, Luixhino zbulon mesazhin që Sara Hoxha i dërgoi pas eleminimit

Atalanta dhe Luixhino ishin çifti i rradhës që u eleminuan nga gara e kërcimit të “Dancing with the stars” këtë të premte.

Ditën e sotme ata ishin të ftuar në ‘Fan Club’ ku u shprehën se nuk e prisnin të skualifikoheshin, madje patën një moment shoku kur dëgjuan emrin e tyre.

Sakaq, Luixhino u pyet nga moderatorja Kira Tito se si u ndje për faktin se këtë vit nuk arriti të shkonte as në gjysmë finale, ndërsa sezonin e shkuar u shpall fitues krah Sara Hoxhës.

Balerini u shpreh se këtë herë reagimi i publikut ka qenë akoma më i madh, e madje njerëzit e kanë ndaluar më shumë në rrugë.

Përpos eleminimit të papritur nga audienca, kjo për shkak edhe të debatit me Olta Gixharin, ku çifti doli si ‘viktimë’ ndaj ‘sulmit’ të anëtares së jurisë.

Luixhino gjithashtu tregoi se pas eleminimit, Sara Hoxha i ka dërguar një mesazh tek i ka në formë batute ‘hajd mos u mërzit’.

Balerini së bashku me Atalantën u shprehën se Sara ka qenë një mbështetje shumë e madhe, për shkak të postimeve të shumta që bënte për ta në rrjetet sociale.

(2:40)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE