35-vjeçarja nga SHBA humb jetën si pasojë e konsumimit të tepërt të ujit!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
35-vjeçarja nga SHBA humb jetën si pasojë e konsumimit të tepërt të ujit!

Lajmi për vdekjen e një 35-vjeçareje nga konsumimi i tepërt i ujit ka shkaktuar reagime të shumta në Indiana të Shteteve të Bashkuara. E ndjera e quajtur Ashley Summers kishte marrë pushim për të festuar Ditën e Pavarësisë me familjen e saj me një udhëtim në liqenin Freeman pranë Monticello. Teksa ishte me pushime, 35-vjeçarja papritur ndjeu “dehidratim të rëndë” dhe kishte etje të tmerrshme për ujë.

E ndjera konsumoi dy litra ujë në 20 minuta. Në mbrëmje, nëna e dy fëmijëve i tha familjes së saj se po ndihej e trullosur dhe kishte dhimbje të forta koke. Pas kthimit nga liqeni, Summers u rrëzua pa ndjenja në garazhin e shtëpisë së tyre dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Por fatkeqësisht e reja humbi jetën. Mjekët i thanë familjes së saj se shkaku i vdekjes së 35-vjeçares ishte toksiciteti i ujit, i njohur gjithashtu si hiponatremia.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE