Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj në SPAK për koncesionin e sterilizimit!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj në SPAK për koncesionin e sterilizimit!

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, sot është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se në SPAK, Denaj u thirr në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Anila Denaj u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor të vitit 2018, pas një vale ndryshimesh që përfshiu kabinetin e kryeministrit Edi Rama, duke zëvendësuar në këtë post Arben Ahmetajn. Në krye të dikasterit të Financave qëndroi deri në shtator të 2021-shit kur në kabinetin Rama 3 u zëvendësua nga Delina Ibrahimaj.

Më herët, Denaj ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar në Shqipëri.

Dosja e koncesionit të sterilizimit ka qenë ndër të parat të bujshme që përfunduan në Prokurorinë e Posaçme, më 2020-ën. Për t’u marrë në pyetje, disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka firmosur dhe kontratën.

Në një tjetër zhvillim, sot në SPAK ka shkuar dhe nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana. Nuk dihet nëse ai do të dëshmojë në lidhje me skandalin ku u përfshi Safet Gjici në mesin e qershorit, ndërsa Alma Kaçi e cila shfaqet në video-skandalin me Gjicin është thirrur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, për të dhënë sqarime.

Ajo po hetohet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”,  që iu caktua prej 24 qershorit për akuzën e korrupsionit aktiv. Kaçi u arrestua së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i dyshuar se e ka favorizuar financiarisht mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytetin verilindor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE