38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040!

Organizata botërore e shëndetësisë ka vendosur si objektiv, që në vitin 2040 të shpallë Europën pa duhan.

Po ndërsa ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë që në këtë vit niveli i duhanpirjes të jetë jo më shumë se 5% në Shqipëri kjo shifër vjen në rritje. Një raport i fundit i Bankës Botërore ka nxjerrë në pah se 38,8% e shqiptarëve janë konsumatorë të duhanit.

Pavarësisht situatës, Shqipëria renditet mes 90 vendeve të para në botë sa i takon politikave të hartuara për parandalimin e duhanit, por disa prej tyre janë të pazbatueshme.

Produktet alternative të duhanit pa djegie përdoren në afro 30% të duhanpirësve në disa vende të Europës, sa i takon Shqipërisë këto produkte përdoren në më pak se 5% të duhanpirësve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE