Bëri bujë me deklaratën për Luizin, Don Phenom reagon duke thënë se u keqkuptua

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëri bujë me deklaratën për Luizin, Don Phenom reagon duke thënë se u keqkuptua

Deklarata e Don Phenom për Luiz Ejllin se ”Shkodra në çdo lagje ka 5 Luiza”, bëri bujë të madhe në media dhe u shpërnda kudo.

Edhe pse vet Luizi nuk reagoi fare lidhur me këtë ka qenë reperi që iu rikthye sërish deklaratës së tij duke e sqaruar.

Ai ka thënë se është keqkuptuar pasi nuk kishte folur në aspektin negativ. Ai theksoi se e ka thënë këtë bazuar në natyrën plot humor të Luizit, që e ka shfaqur brenda shtëpisë së ‘BBVIP’ dhe është tipike e një shkodrani.

“Luizi është tipik shkodran me batutat e veta, e ka humorin në gjuhë. Çdo lagje ka të paktën 5 Luiza. Nuk e thashë në aspektin negativ, por u përdor. Ai është shok me kushërinjtë e mi, me njerëzit e mi, e përshëndesim”.

Deklarata e Don Phenom ditë më parë:

“Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje i kemi të paktën 5 Luiza. Është vetë qyteti…”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50390 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE