Një banore eliminohet dhe tre të tjerë bëhen pjesë e “BBVK”

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

Disa ditë më parë, “Big Brother VIP Kosova” vendosi që në nominim të jenë të gjithë banorët e shtëpisë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme gjatë Prime-t, mes dy banoreve më pak të votuara, Linda dhe Monika, kjo e fundit u eliminua nga programi.

“Jam e lumtur që kam marrë pjesë por edhe që po dal sepse kjo lojë nuk ishte për mua. Nuk jam ndjerë mirë shumicën e rasteve edhe pse kam qenë vetvetja”, tha Monika pas eliminimit.

Mirëpo pas një largimi, tre hyrje të reja iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”: Ardi & Mirdoni dhe Miss Rose.

Ata kanë thënë fjalët e tyre të fundit përpara se të futen dhe të izolohen nga bota e jashtme:

Miss Rose: Shijojeni këtë pozitivitet që do u jap dhe do jetë një eksperiencë shumë e bukur edhe për mua.

Ardi dhe Mirdoni: Fjala jonë e fundit është lamtumira, do jemi deri në fund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50940 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE