Ditën që montoi pishinën në shtëpinë e tij hajdutët vinë dhe e çmontojnë…

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën që montoi pishinën në shtëpinë e tij hajdutët vinë dhe e çmontojnë…

Në Bernareggio të Italisë, një grup hajdutësh kanë grabitur një pishinë të çmontueshme me përmasa 10 me 5 metra. Ajo çfarë duket e pabesueshme është se pishina ishte e mbushur me 55.000 litra ujë, të cilat u shkarkuan nga hajdutët dhe më pas u çmontua, madje sipas pronarit kanë vjedhur edhe pompën. “Iu është dashur gjithë nata, sepse ky është një operacion që kërkon shumë kohë”,- tha ai për të përjavshmen vendase “Giornale di Monza”.

Ka qenë një fqinj që kuptoi se pishina ishte zhdukur nga kopshti dhe njoftoi pronarin në mëngjes. Hajdutët duket se janë lodhur aq shumë për të hequr pishinën, saqë kanë konsumuar edhe pijet e ushqimet në një frigorifer që pronari i shtëpisë mbante jashtë. Pronari shtoi se:

Ata morën vetëm pishinën dhe pompën, nuk prekën as një nga produktet që përdoret për pastrimin e ujit. Kjo më bën të mendoj për një vjedhje të studiuar, pothuajse sikur të ishte porositur, sepse po ashtu pishina ishte e re, atë ditë e kisha blerë dhe montuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE