Rusia raporton për sulme me dronë në bazën e saj Detin e Zi dhe Krime!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia raporton për sulme me dronë në bazën e saj Detin e Zi dhe Krime!

Ushtria ruse raporton se ka zmbrapsur sulmet me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi e në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar ilegalisht nga Moska. Por, për shkak të tyre është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha tregtare të Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se gjatë natës, dy dronë detarë sulmuan bazën Novorosisk në Detin e Zi.

Anijet u identifikuan dhe u shkatërruan nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën.

Agjencia ruse e lajmeve RIA, citoi guvernatorin e rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev, i cili deklaroi se se nuk ka raportime për viktima dhe dëme nga sulmi në Novorosisk.

Moska zyrtare pretendon të ketë rrëzuar dhe 13 dronë në Gadishullin e Krimesë e nuk raportoi për viktima.

Sulmet rreth Detit të Zi janë rritur që nga koha kur Rusia refuzoi të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara e që i ka mundësuar Ukrainës të transportojë grurin përmes detit. Më 17 korrik ishte afati i fundit për zgjatjen e akordit, por Kremlini tha “JO”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se në lindje të shtetit janë duke u zhvilluar luftime “shumë mizore”.

Pushtuesit janë duke tentuar t’i ndalojnë djemtë tanë në çdo mënyrë. Sulmet janë shumë mizore. Eshtë vështirë gjithandej.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën fqinje. Siç dihet, Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51177 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE