Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa!

Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” parashikon taksim të diferencuar për ata që zotërojnë vetëm një banesë dhe për ata që kanë më shumë se një. Në një nen të veçantë parashikohet të aplikohen zbritje për banesën e parë, që do të thotë që është ajo ku rezidenti jeton. Kjo zbritje parashikohet deri në 50% të vlerës së banesës, por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

Për Tiranën, ky prag është jo më shumë se 4.5 milion lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milion, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla, 1.5 milion lekë. Për kategorinë katër, pragu është 750 mijë lekë.

Zbritja për banesën e parë, zbatohet për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka te drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në bashki të ndryshme

Përmes një vendimi të arsyetuar, Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20% pragun maksimal të zbritjes së pëcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji. Vendimi miratohet jo më vonë se data 30 nëntor e vitit para vitit tatimor dhe i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 ditëve kalendarike nga dita e miratimit të tij.

Rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në rregulloren që miraton Këshillii i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të ketij ligji.

Në thelb, përqindja e taksimit për banesat me qëllim banimi ashtu si në formulën aktuale në fuqi edhe në draft qëndron në nivelin 0.05% të vlerës së bazës së taksueshme.

Ndryshimi që sjell draftligji në fakt dhe që parashikon arkëtimin e më shumë të ardhurave në arkën e vendorëve lidhet me disa elementë. Së pari përditësimi i vlerës reale të tregut që për disa pasuri është më i ulët ose i padisponueshëm.

Së dyti, zgjerimi i bazës së taksueshme të pasurive që do të thotë përfshihen më shumë kategori pasurish për t’u taksuar, së treti vendosja e një raporti të drejtë të pronave që ndodhen në rajone krejtësisht të ndryshme, por me karakteristika të njëjta dhe paguajnë të njëjtin detyrim e së katërti, vjelja më e rregullt e taksës duke eliminuar shmangiet.

Nisja e zbatimit për ndërtesat parashikohet në vitin 2026 ndërsa për truallin ën vitin 2028./Monitor

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE