Tentuan t’i vidhnin 35 mijë euro biznesmenit duke u hequr si zyrtarë të lartë, 3 të arrestuar!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentuan t’i vidhnin 35 mijë euro biznesmenit duke u hequr si zyrtarë të lartë, 3 të arrestuar!

Policia e Tiranës arrestoi tre persona, të cilët duke u hequr si zyrtarë të lartë të institucioneve kishin tentuar t’i vidhnin 35 mijë euro një biznesmeni. Ata u prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Replay”. Po ashtu, blutë e kryeqytetit njoftojnë se u shpall në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi, ndërsa u sekuestruan dy automjete dhe pesë aparate celulare të autorëve të dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi për veprën penale “Mashtrimi”, i shtetasve A.R, 34 vjeç, banues në Librazhd, G.Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar dhe Q.V., 22 vjeç, banues në Kukës.   Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F.Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe pesë aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48881 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE