Sara shkoi në Kumanovë ta takojë, ja si reagoi nëna e Bardhit!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara shkoi në Kumanovë ta takojë, ja si reagoi nëna e Bardhit!

Sara Gjordeni ka qenë së fundmi e ftuar në podcast-in e Megi Pojanit, ku përpos marrëdhënies me Bardhin, foli edhe për gjendjen shëndetësore të nënës së reperit.

Ish-banorja ka treguar se pasi Bardhi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ka shkuar bashkë me të për të vizituar nga afër prindërit e tij në Kumanovë.

Sara tregoi edhe se si e kanë pritur nëna, motra dhe familjarët e tjerë vizitën e saj.

‘U desh të shkoja unë sepse Bardhi nuk mund të vinte. Nguli këmbë shumë, unë kisha dyshimet e mia i thoja: ‘Ejj ti çfarë je duke bërë’, i thoja kam frikë, sepse kisha lexuar komentet. Në momentin që kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit sapo kishte ardhur nga spitali, dhe ishte akoma me leokoplaste tek krahët, dhe me krahët hapur duke qarë, ishte moment shumë emocional! Motra e tij po ashtu, vëllai…‘- ka thënë Sara.”

Kujtojmë se Sara u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas një përplasje fizike me një tjetër banore, Françeskën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE