Tre aksidente rrugore në më pak se 24 orë në vend, një viktimë e dy të plagosur!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre aksidente rrugore në më pak se 24 orë në vend, një viktimë e dy të plagosur!

Një viktimë dhe dy të plagosur në tre aksidente rrugore në më pak se 24 orë në vendin tonë. Sot, një 56-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas me makinë në aksin Peqin-Elbasan rreth orës 06:45 minuta të mëngjesit. Shtetasi P.Ç, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një makinë me drejtues një  27 vjeçar, në vendin e quajtur “Ura e zezë”. Sipas policisë, i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth 06:45, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Një aksident me vdekje u regjistrua një natë më parë në Berat.

Rreth orës orës 21:15 të mbrëmjes, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, aksidentoi 75-vjeçarin A.A, i cili ishte duke ecur.

I moshuari u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk iu shpëtoi dot plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit fatal që pasoi atë të pasdites së djeshme në rrugën Levan-Tepelenë, ku mbeti e lënduar një grua 70-vjeçe.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE