Gazetari Mentor Kikia e quajti Luizin ‘një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike, ja si reagon këngëtari!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gazetari Mentor Kikia e quajti Luizin ‘një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike, ja si reagon këngëtari!

Këngëtari më i përfolur i momentit, Luiz Ejlli, mesa duket ‘është sulmuar’ virtualisht nga gazetari i njohur, Mentor Kikia, pasi ky i fundit e ka quajtur fituesin e “Big Brother VIP 2” si njeri “pa asnjë vlerë artistike”. Në një postim në rrjetin social Facebook Mentor Kikia shprehet kështu:

Nuk e mbaj dot më… Më dilnin këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund lajme-leshi që Aurela Gaçe refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj ‘lajmesh’ janë lloqe mediatike për klikime, e di unë këtë, padyshim. Por si keni kurajon o bicim media të përballni një këngëtare, një artiste, një grua të madhe si Aurela me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi… gazetarinë deri në themel.

Kujtojmë se Kikia shpërtheu në ofendime pas lajmeve se Aurela Gaçe kishte refuzuar bashkëpunimin për një këngë me Luiz Ejllin, në një status që tashmë duket se e ka fshirë. Por mesa duket postimi i gazetarit është fshirë nga llogaria e tij pak orë pas publikimit. Por ai nuk i ka shpëtuar portaleve që e kishin parë postimin vetëm 1 orë pasi ishte publikuar.

Reagimi i Luizit ka ardhur menjëherë pasi lexoi ato që ishin shkruar për të. Këngëtari shprehet kështu nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram:

Të thuash që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj, etj. Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë. Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok. Legen je dhe pikë.

Ndërkohë në një postim në “Instastory”, Luizi ka publikuar një foto të gazetarit dhe bashkëngjitur me të shkruan:

Njeriu pas të 40-ave duhet të mbaj përgjegjësi për fytyrën që ka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE