Në listën e më të mirëve në botë ështe plazhi juaj i preferuar, ai i Gjipesë!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në listën e më të mirëve në botë ështe plazhi juaj i preferuar, ai i Gjipesë!

Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22-të në listën e 50 plazheve më të mira në botë të përpiluar nga ‘Big 7 Travel’. Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno. “Shqipëria është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Padyshim plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve. Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen”,-shkruan Big 7 Travel.

Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të mahnitshme. Gjithashtu është vend ideal për kampe për turistët apo vizitorët me shpirt aventurierë. Rreth Gjipesë për ata që duan të eksplorojnë gjenden shpella dhe disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit.

Në mesin e dhjetë plazheve më të mira ishin plazhet e vendosura në Filipine, Kolumbi, Shën Lucia, Zanzibar, Australi, Seychelles, Turks and Caicos, Vietnam dhe Greqi. Navagio Beach, siguroi vendin e shtatë. Navagio Beach ndodhet brenda një limani të izoluar në ishullin grek të Zakynthos. Ai është e njohur për ujërat e saj të kristalta dhe peizazhet mahnitëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE