Rivali i ChatGPT, Claude po sjell chatbot-in me inteligjencë artificiale në iPhone!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rivali i ChatGPT, Claude po sjell chatbot-in me inteligjencë artificiale në iPhone!

ChatGPT i OpenAl po përballet me një konkurrencë serioze pasi rivali i kompanisë Anthropic po sjell chatbotin e tij Claude për iPhone. Anthropic i udhëhequr nga një grup ish-staf i OpenAl të cilët u larguan për shkak të mosmarrëveshjeve me shefin ekzekutiv Sam Altman, ka zhvilluar një produkt që mesa duket mposht ChatGPT. Scott White i Anthropic tha se:

Në botën e sotme, telefonat inteligjentë janë mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë. Për ta bërë Claude një asistent me Al, është thelbësore që ne ta integrojmë atë aty ku janë përdoruesit, pra në pajisjet e tyre”, tha Scott White i Anthropic. Ne po e vendosim fuqinë e Claude direkt në duart e njerëzve.

Bëhet e ditur se Claude u ofrohet përdoruesve në tre variante; haiku, sonnet dhe opus. Anthropic thotë se Claude do të sjellë karakteristika të tjera për përdoruesit, përtej thjeshtësisë së përdorimit.

Për shembull, Claude iOS me pëlqimin e përdoruesit mund të hyjë në kamerë dhe te fotografitë. Pas një takimi, përdoruesi mund të shkrepë një foto të tabelës dhe t’i kërkojë Claude të përmbledhë pikat kryesore. Në mënyrë të ngjashme, një tjetër përdorues mund ta fotogafojë një bimë dhe t’i kërkojë chatbotit ta identifikojë atë.

Kjo konkurrencë duket se ka efekt te lideri i tregut. Së fundmi, OpenAl ka ndryshuar politikat e saj për t’i lejuar përdoruesit të kenë qasje në të gjithë historinë e tyre në ChatGPT. 8 gazeta amerikane kanë paditur kompaninë OpenAi, e cila zotëron ChatGPT dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit.

Pas asaj që është bërë tashmë nga New York Times, e cila nisi një veprim të ngjashëm ligjor muajt e fundit, tetë gazetat denoncojnë shkeljen e të drejtave të autorit nëpërmjet përdorimit të artikujve të tyre të trajtuara në modele të ndryshme me anë të inteligjencës artificiale.

Këtë e raporton Axios. Gazetat përfshijnë New York Daily News, Chicago Tribune dhe Orlando Sentinel. Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi që do të ketë në shoqërinë tonë ka qenë një nga temat kryesore të debatit në vitin 2023. Që në fillimet e saj Inteligjenca Artificiale shihej me dyshim e frikë, se shumë vende pune mund të mbylleshin dhe mijëra njerëz do të ngeleshin pa punë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51262 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE