Publikohet video e përplasjes së dhunshme në lokal në Prishtinë ku mbeti 1 i vdekur dhe rreth 20 të plagosur, 14 prej tyre vajza

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet video e përplasjes së dhunshme në lokal në Prishtinë ku mbeti 1 i vdekur dhe rreth 20 të plagosur, 14 prej tyre vajza

Janë bërë publike pamjet e para nga përplasja me armë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 20 persona të tjerë.

Në videon e publikuar nga mediat kosovare, në zonë shihen disa persona të lënduar të cilëve u jepet ndihmë nga bluzat e bardha. Sipas policisë, 4 persona u plagosën nga të shtënat me armë, teksa 17 nga të cilët 14 ishin gra, u plagosën nga thyerja e shisheve apo gotave.

Nuk dihet ende shkaku që çoi deri në përplasjen e dhunshme, e po ashtu nuk është bërë ende i ditur epri i viktimës që humbi jetën pasi u qëllua me një plumb.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE