“Të dua sa nuk tregohet…” Urimi emocionues i Elvana Gjatës për…

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dua sa nuk tregohet…” Urimi emocionues i Elvana Gjatës për…

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata, sot feston ditëlindjen e një njeriu të rëndësishëm. Babai i këngëtares ka ditën e tij të veçantë sot dhe Elvana Gjata ka zgjedhur ta urojë përmes një InstaStory.

Disiplina, vullneti yt janë frymëzim për mua! Të dua sa nuk tregohet. Gëzuar ditëlindjen babi im i shtrenjtë!

Një urim emocionues nga këngëtarja, e cila ka postuar një foto ku shfaqet me një veshje të kuqe, ndërsa përqafon babanë e saj. Mesa duket fotoja është shkrepur ditën e koncertit të Elvanës ku këngëtarja shkëlqeu me disa super performanca në stadiumin Air Albania.

22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mblodhi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm. Në postimin e saj rreth magjisë së asaj mbrëmje në Air Albania ku ajo ka kënduar me 25 mijë pjesëmarrësit në koncert një koment ka arritur të zbulojë se së shpejti mund të kemi “Dekada 2”. Elvana Gjata zgjodhi që t’i përgjigjej komentit “Bëj një koncert tjetër në gusht në stadium se do këndojmë më mirë herë tjetër se ia morëm dorën”.

Filloni provat…2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49181 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE