Po po, ekziston një mënyrë! Ja si të gjeni masën e unazës për gishtin tuaj!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po po, ekziston një mënyrë! Ja si të gjeni masën e unazës për gishtin tuaj!

Nëse edhe ti je nga ato vajza që nuk e di masën e unazës për gishtin tënd, ne kemi një zgjidhje për ty. Gjej një ngjitës/letër që ka gjerësinë e unazës që ti do dhe lidhe rreth gishtit. Mbaji të dy cepat në një vend dhe vizato një vijë në pikën kur dy fundet mbivendosen mbi njëri-tjetrin. Hiqe letrën dhe vendose pranë një vizoreje. Mat distancën nga cepi deri te vija që vizatove. Hap online një nga tabelat e matjes së unazave dhe zbulo cila është masa jote.

Opsioni tjetër akoma më i sigurt është përdorimi fizik o një matëseje unaze. Po nëse do të zbulosh përmasat e unazës në fshehtësi si të veprosh? Në këtë rast, merr një nga unazat që e ke parë personin të përdorë më shpesh dhe printo online një tabelë me disa shembuj unazash sipas formës dhe madhësisë. Në këtë rast, fletën e printuar e vendos poshtë unazës dhe provon disa nga rrathët për të kuptuar me cilin përshtatet unaza fizike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE