Tre në pranga në Tepelenë për transport emigrantësh të paligjshëm!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre në pranga në Tepelenë për transport emigrantësh të paligjshëm!

Transportonin emigrantë të paligjshëm, tre në pranga në aksin Tepelenë-Memaliaj. Fillimisht, në flagrancë u kap një 28-vjeçar me iniciale A.L, i cili me automjet transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

I arrestuari kishte dy bashkëpunëtorë të moshave 34 e 38-vjeç e që gjithashtu u ndaluan. Dy shtetasit G.M e B.P u zbuluan teksa lëviznin me një automjet tjetër e mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e policisë. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u organizua e finalizua operacioni i koduar “Destinacioni”.

Në njoftimin policor thuhet: 

Njëri nga ata, 28-vjeçari A.L., kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa dy të tjerët, 34-vjeçari G. M., dhe 38-vjeçari B. P., u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE