Deklarata e Meritonit se kërkon një fëmijë nga Ilnisa, flet mikesha e ish-banores së “BBV”: “E kanë diskutuar poshtë jorganit…”!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e Meritonit se kërkon një fëmijë nga Ilnisa, flet mikesha e ish-banores së “BBV”: “E kanë diskutuar poshtë jorganit…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Xhilda Luzi, mikesha e ish-banores së “BBV”, Ilnisa Agolli. Si po e shikon Xhilda Meritonin tanimë që Ilnisa nuk është më brenda shtëpisë ?

Dhëndri perfekt.(qesh) Një çift që ka treguar një konsistencë si brenda dhe jashtë lojës. Janë prezentë edhe pse nuk janë bashkë. E qara e Meritonit kur doli Ilnisa ishte shumë prekëse, ai e përmend gjithë kohës. Ai takimi pas këngës së “BBV” ishte qershia mbi tortë. I mungojnë shumë njëri-tjetrit.

Deklarata e Meritonit se kërkon një fëmijë nga Ilnisa, si e komenton Xhilda?

Nuk ishtë surprizë sepse ata poshtë jorganit kanë biseduar gjëra për ta njohur më shumë njëri tjetrin edhe pse njerëzit kanë menduar se çfarë është bërë atje poshtë. Ilnisa e ka mohuar që ka bërë seks madje po më thonte që Meritoni është shumë tradicional, pra edhe sikur të kishte qenë dëshira e Ilnisës, Meritoni nuk do e bënte kurrë. Ata e kanë diskutuar çështjen e fëmijës me njëri tjetrin. Pët ata ka qenë më e rëndësishme të njohin njëri tjetrin sesa të njihen nga publiku. Ilnisa përmendet në çdo Prime, banorët e përmendin dhe kjo tregon që ka qenë një faktor i rëndësishëm aty brenda. Ilnisa po merr kohën e saj për t’u qetësuar, po shijon kohën me vajzën dhe Meritonin. E ndjek gjithë kohës dhe është e lumtur që ai e kujton. Jam e lumtur kur e shoh të lumtur. E dija që e kishte këtë ndjenjë por që të ishte në këto nivele nuk e prisja.(qesh) Kur më tregon bisedat me njëri tjetrin shtangem, një lidhje shumë e konsoliduar. E rritën njëri tjetrin në të gjitha drejtimet.

Aleancat në lojë?

Janë normale aleancat dhe nuk e kuptoj pse merret për dobësi. Fakti që të ndjekin tregon që e ke një dell lideri. Të gjithë banorët kanë nevojë për aleanca, dikush i ka të shfaqurua dikush i ka të heshtura. Janë hipokritë ata që thojnë që jo nuk e bëjnë. 

Krisja Heidi-Roza?

Patën nje debat me njëra tjetrën, u duk sikur u ripajtuan por është loja në mes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE