Vetëm Megi Pojani mund ta ndajë me ndjekësit këtë foto kaq ‘funny’ me të atin në rrjete sociale!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm Megi Pojani mund ta ndajë me ndjekësit këtë foto kaq ‘funny’ me të atin në rrjete sociale!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Por, sigurisht kjo nuk e ndalon prezantuesen të ndajë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, ashtu si ka bërë dhe pak më parë teksa ka treguar një foto shumë ‘funny’ me të atin, ku ky i fundit është duke fjetur dhe Megi që i qëndron pranë dhe duket gjithashtu shumë e përgjumur.

Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.

E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE