Shumë vite pa u “vënë dorë”, WhatsApp po përgatit dizajnin e ri!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shumë vite pa u “vënë dorë”, WhatsApp po përgatit dizajnin e ri!

Nëse ka diçka që ka ndryshuar shumë pak me kalimin e viteve në WhatsApp, ai është dizajni i aplikacionit. Por versioni më i fundit beta i aplikacionit më popullor në botë të komunikimit sugjeron një ndryshim masiv që po vjen. WhatsApp ka lançuar versionin 2.23.18.18 në Programin Beta të Google Play Store.

Sipas WABetaInfo, ky version përmban një ridizajnim të madh duke bërë ndryshime të ndërfaqes. Një prej ndryshimeve më të prekshme është shiriti në krye i cili ka zëvendësuar ngjyrën jeshile me të bardhë. Është aplikuar një stil i ri teksti dhe një logo WhatsApp me ngjyrë jeshile.

Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre. Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës pasi “fotot HD” më në fund kanë arritur. Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. 

Por, nuk mbetet me kaq, ‘WhatsApp‘ na jep tani mundësinë për të dërguar edhe video në HD. Platforma në pronësi të ‘Meta’ konfirmoi se risia për të dërguar dhe marrë video në HD aktualisht është duke u përhapur për përdoruesit si në Android ashtu edhe në iOS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE