E diel me aksidente rrugore në vend, 18 të dëmtuar!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E diel me aksidente rrugore në vend, 18 të dëmtuar!

E diel aksidentesh në rrugët shqiptare, 18 të plagosur në katër të tilla nga veriu në jug e në juglindje. Krahas atij të Rrugës së Kombit ku një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen e mbetën të lënduar pesë pjesëtarë të së njëjtës familje, mes tyre tre fëmijë, në Fier morën dëmtime dhjetë vetë nga përplasja e dy automjeteve tip “Ford” e “Mazda”.

Informacioni paraprak nga policia: 

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M.Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe dy drejtuesit e mjeteve si edhe gjashtë pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Po sot, dy persona mbetën të plagosur në aksin Burrel-Skuraj kur në Shkopet makina e tyre doli nga rruga e përfundoi disa metra poshtë saj, në një kthesë në vendin e quajtur “Vabli”. Të lënduarit u dërguan për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit. Shkak mund të jetë bërë lagështira në rrugë.

Një tjetër aksident rrugor me një të plagosur jashtë rreziku për jetën u raportua në juglindje, në unazën e qytetit të Korçës. I lënduari që lëvizte me motor u dërgua në spital për mjekim.

Njoftimi i policisë Korçë:

Automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P.V., 74 vjeç përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D.H, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE