Beatrix Ramosaj ka ‘dy fjalë’ për Dafina Zeqirin!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beatrix Ramosaj ka ‘dy fjalë’ për Dafina Zeqirin!

Abuzimi seksual nga 5 persona ndaj një të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik. Kjo ka shkaktuar reagime nga shumë personazhe të njohur, madje një pjesë prej tyre kanë marrë pjesë edhe në protestat e organizuar në Tiranë dhe Prishtinë dhe ndër to ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila mund të themi se ka qenë një nga figurat më të rëndësishme.

Reagimet e artistes kanë qenë mjaft të forta dhe shprehnin një revolte shumë të madhe duke i dalë në mbrojtje jo vetëm këtij rasti tragjik, por dhe shumë rasteve të tjera dhe problemeve që vajzat përballen cdo ditë. E mikesha e saj Trixa gjithashtu ka qenë pjesë e protestës që u mbajt dje në Tiranë dhe lidhur me qëndrimin e Dafit, bukuroshja ka disa fjalë dedikuar kësaj të fundit për gjithë ‘kryengritjen’ që bëri lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë.

Kemi nevojë për më shumë artiste si ty në këtë botë kaq mizore. Ti je gjithmonë aty në krye për të ngritur zërin. Dhe të falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë. Të dua!

Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE