EMRAT/ Dhuna me shkopinj, zbardhet ngjarja e një ditë më parë në Lezhë; 3 në pranga

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EMRAT/ Dhuna me shkopinj, zbardhet ngjarja e një ditë më parë në Lezhë; 3 në pranga

Zbardhet konflikti i ndodhur një ditë më parë në ambientin e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia thotë se tre persona janë vënë në pranga. Në sherr janë përfshirë një shtetas nga Kosova dhe dy punonjës të pikës së karburanti.

Qyteti nga Kosova ka dhunuar fillimisht dy punonjësit e karburantit për motive të dobëta dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që t’i përplasë duke u rrezikuar jetën.

Duke kryer këtë manovër kosovari është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit dhe i ka dëmtuar ato.

Skena e dhunës nuk ka përfunduar me kaq. Dy punonjësit e karburantit më pas e kanë dhunuar kosovarin me shkopinj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Aktualisht ai ndodhte në spital, por pa pasoja për jetën. Të arrestuarit janë kosovari Xhevdet Mula dhe dy punonjësit e karburantit Kujtim Rusi dhe Nikoll Sokoli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49431 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE