Hiroshima përkujton 78-vjetorin e bombës atomike!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hiroshima përkujton 78-vjetorin e bombës atomike!

Pak muaj para samitit të udhëheqësve të vendeve të G7-ës, qyteti japonez i Hiroshimës sot përkujton 78-vjetorin e bombardimit atomik të mëngjesit të datës 6 gusht 1945 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Përfaqësues nga 111 vende, si dhe nga Bashkimi Europian morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të rastit, çka shënon numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të të pranishmëve.

Ashtu si vitin e kaluar, Rusia e Bjellorusia nuk morën ftesa për të qenë pjesë dhe kjo për shkak të konfliktit në Ukrainë që vijon prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj ceremonie që tradicionalisht mbahet në parkun ku ndodhet Memoriali i Paqes, në qendër të qytetit të Hiroshimës, kryebashkiaku Kazumi Matsui vlerësoi vizitën historike që u zhvillua në maj, duke u kërkuar udhëheqësve të ekonomive kryesore të botës të të marrin masa për të ecur përpara botës ideale.

Në fjalën e tij, Matsui theksoi:

Bota duhet të përballet me idenë se kërcënimet bërthamore të shprehura aktualisht nga disa liderë zbulojnë marrëzinë e teorisë së zotërimit të bombave atomike. Neve na duhet që të ndërmarrim menjëherë masa konkrete për t’u larguar nga rreziku aktual, si dhe të ecim drejt botës sonë ideale.

Në orën lokale 08:15 minuta, rënia e kambanës shënoi fillimin e minutës së heshtjes në nderim të viktimave. Fiks në atë orë të plot 78 viteve më parë,  bomba atomike u hodh nga bombarduesi amerikan tip B29 “Enola Gay”, duke shkaktuar vdekjen e rreth 140 mijë banorëve.

Një bombë e dytë u hodh në Nagasaki tre ditë më vonë, pra më 9 gusht të po të vitit 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore me dorëzimin e pakushtëzuar të Japonisë.

Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, ndërsa Nagasaki, nisur nga industria e rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i dha zyrtarisht fund betejave që vazhdonin në Paqësor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49838 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE