Reperi shqiptar jep dorëheqjen nga muzika

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reperi shqiptar jep dorëheqjen nga muzika

Nushi, një nga reperët e rinj, në ngjitje drejt suksesit në muzikën shqiptare, duket se ka vendosur ta lërë karrierën në mes.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka thënë se po jep dorëheqje nga karriera e tij prej muzikanti.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Nush Mehmeti, deklaroi se nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike që po menaxhohej deri më tani.

Nushi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e kanë mbështetur deri më sot.

“Kam vendosur ta ndalë muzikën komplet. Faleminderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjell gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, në qoftë ai edhe vetëm një person”, ka shkruar reperi në InstaStory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE