Trendit të Barbie nuk i shpëtoi dot as Dukesha, ja çfarë duhet të dimë për ‘Barbiecore’!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trendit të Barbie nuk i shpëtoi dot as Dukesha, ja çfarë duhet të dimë për ‘Barbiecore’!

Trendit të Barbie nuk i ka shpëtuar dot as Dukesha Meghan Markle, mesa duket zgjedhja e veshjes ishte frymëzuar nga një pamje nga filmi Barbie i drejtuar nga Greta Gerwig, në të cilin Robbie është e veshur me rroba banje bardh e zi. Rroba banje klasike u pa për herë të parë në vitin 1959 në kukullën Mattel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Barbiecore është një trend që ka arritur të tërheqë një vëmendje shumë të madhe në rrjetet sociale sidomos pas publikimit të filmit “Barbie”, gjithashtu është bërë edhe një burim frymëzimi për shumë njerëz.

Emri “Barbiecore” vjen nga emri i famshëm i kukullës Barbie, e cila përfaqëson një ideal të bukurisë dhe stilit, të cilin trendi Barbiecore përpiqet ta sjellë në jetën reale. Vlen të theksohet gjithashtu se në thelb të Barbiecore është ajo ndjenja e melankolisë për të kaluarën, një kujtim i kohës së fëmijërisë dhe adoleshencës, e shoqëruar nga një dëshirë për të krijuar një botë të mbushur me ngjyra të pastërta dhe tranzicioni mes ëndrrës dhe realitetit.

Ngjyrat pastel si roza, e gjelbër mint, jeshile pastel, blu dhe vjollca e lehtë përbëjnë paletën kryesore të këtij trendi por shumë yje zgjedhin edhe të eksperimentojnë dhe të kombinojnë shumë veshje në një lloj forme. Sigurisht që këtij trendi nuk mund t’i shpëtonin dot as personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE