ADN-ja dëmtohet dhe jo vetëm…/Dëmet që shkakton pajisja tharëse e manikyrit të thonjve!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ADN-ja dëmtohet dhe jo vetëm…/Dëmet që shkakton pajisja tharëse e manikyrit të thonjve!

Pajisjet tharëse të manikyrit të thonjve, mund të shkaktojnë mutacione që shkaktojnë kancer të lëkurës dhe të ndryshojnë ADN-në. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar në “Nature Communications” nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë së San Diego. Ata zbuluan se përdorimi i këtyre pajisjeve që lëshojnë rreze ultravjollcë (UV) mund të çojë në vdekjen e qelizave dhe mutacione që shkaktojnë kancer në qelizat njerëzore.

Ludmil Alexandrov, profesor i bioinxhinierisë, mjekësisë celulare dhe molekulare në UC San Diego dhe autor i studimit tha se:

Nëse shikoni mënyrën se si janë paraqitur këto pajisje, ato tregtohen si të sigurta, pa asgjë për t’u shqetësuar. Por askush nuk i ka studiuar këto pajisje dhe se si ato ndikojnë në qelizat njerëzore në nivelet molekulare dhe qelizore deri më tani.

Duke përdorur tre linja të ndryshme qelizore, keratinocitet e lëkurës së njeriut të rritur, fibroblaste njerëzore dhe fibroblaste embrionale të miut, studiuesit zbuluan se përdorimi i këtyre pajisjeve të pranishme në sallonet e bukurisë, që emetojnë UV për vetëm një seancë 20-minutëshe çoi në vdekjen e qelizave midis 20 dhe 30%.

Ndërsa tre ekspozimet e njëpasnjëshme prej 20 minutash shkaktuan vdekjen e 65-70% të qelizave të ekspozuara. Ekspozimi ndaj dritës UV gjithashtu shkaktoi dëmtime mitokondriale dhe të ADN-së në qelizat e mbetura dhe rezultoi në mutacione me modele që mund të vërehen në kancerin e lëkurës tek njerëzit.

Ne pamë shumë gjëra. Së pari, pamë se ADN-ja dëmtohet. Pamë gjithashtu se disa nga dëmtimet e ADN-së nuk riparohen me kalimin e kohës dhe kjo çon në mutacione pas çdo ekspozimi me një tharëse thonjsh me xhel UV. Së fundmi, pamë se ekspozimi mund të shkaktojë mosfunksionim mitokondrial, i cili gjithashtu mund të rezultojë në mutacione shtesë. Ne pamë pacientët me kancer të lëkurës dhe shohim ekzaktësisht të njëjtat modele të mutacioneve në këta pacientë që u panë në qelizat e rrezatuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE