Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm në vend, parashikimi për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme prej kalimit të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, si dhe me intervale kthjellimi në orët e vona të pasdites.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në të gjithë territorin. Reshjet priten të jenë të herëpas’hershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike e në intervale të shkurtra kohore, reshje në formë breshëri.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri 13 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/31
Diell re shi
Kukës
18/29
Diell re shi
Lezhë
19/30
Diell re shi
Dibër
18/31
Diell re shi
Durrës
20/33
Diell re shi
Tiranë
21/32
Diell re shi
Elbasan
19/33
Diell re shi
Berat
18/31
Diell re shi
Vlorë
19/30
Diell re shi
Korçë
19/29
Diell re shi
Gjirokastër
15/33
Diell re shi
Sarandë
22/28
Diell re shi