Për ju nëna që po kërkoni të rrezikoni, avantazhet dhe disavantazhet e të lindurit në ujë!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju nëna që po kërkoni të rrezikoni, avantazhet dhe disavantazhet e të lindurit në ujë!

Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë të praktikohet lindja në ujë. Ajo konsiderohet më pak e dhimbshme për nënën dhe më e lehtë për fëmijën, sepse kontaktin e parë me botën e ka në një ambient të ngrohtë e jo me ajrin, duke shmangur shokun e parë të tij. Megjithatë, ekziston dhe frika që fëmija mund të pijë ujë e të mbytet.

Disa nga avantazhet e lindjes në ujë janë se lindja është më e shpejtë, lontraktimet janë më pak të dhimbshme dhe ka më pak medikamente për të qetësuar dhimbjet. Disavantazhet janë që foshnja rrezikon të marrë infeksione, shtim i gjakderdhjes për shkak të ujit të ngrohtë, rënie e tensionit të gjakut të nënës për shkak të zgjerimit termik të enëve të gjakut si dhe aparati për monitorimin e të rrahurave të zemrës së foshnjës nuk mund të përdoret në ujë. Lindjet në ujë nuk mund të bëhen nëse fëmija nuk është në pozicionin e duhur, nëse është lindje e parakohshme ose nëse ka binjakë.

Rikujtojmë, se një grua ka bërë xhiron e rrjetit pasi ka shpërndarë një video duke sjellë në jetë djalin e saj në ujërat e Oqeanit Paqësor. Josy Peukert, 37 vjeçe, postoi video nga dita e lindjes së saj në bregun e Playa Majagual, Nikaragua. Ajo e lindi foshnjën pa ndihmë mjekësore, pasi kishte refuzuar ekot gjatë gjithë shtatzënisë. Foshnja Bodhi Amor Ocean Cornelius lindi më 27 shkurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE