Për një nxirje më të mirë po përdorni birrë?! Mjekët paralajmërojnë për këtë ‘trend’ të rrezikshëm!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për një nxirje më të mirë po përdorni birrë?! Mjekët paralajmërojnë për këtë ‘trend’ të rrezikshëm!

Mjekët paralajmërojnë për pasojat shëndetësore të një trendi të ri të rrezikshëm që premton nxirje më të mirë në plazh me ndihmën e birrës,  Në përpjekje për t’u nxirë sipas një trend të ri, njerëzit lagen me birrë, ndërsa ekspertët shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes. Ky “trend” ju vë në rrezik për goditje nga nxehtësia, helmimi nga dielli dhe kanceri vdekjeprurës i lëkurës.

Videot në TikTok të njerëzve që derdhin birrë mbi veten e tyre i kanë tronditur mjekët të cilët thonë se birra nuk bën asgjë të mirë për lëkurën tuaj. Në fakt, mungesa e kremit të diellit, lejon që rrezet e dëmshme UV ta djegin ose ta dëmtojnë atë. Kremrat nuk janë e vetmja mbrojtje ndaj diellit, produktet tjera që luajnë një rol të rëndësishëm.

Ndërkohë, Kathryn Clifford, bashkëthemeluese e organizatës bamirëse për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të lëkurës, Skcin, ka thënë për The Sun se vështirë se mund ta besojë se “ekziston kjo çmenduri”, duke shtuar se dëmtimi nga dielli që mund të shkaktohet edhe nga ky trend, është i lidhur fort me zhvillimin e melanomës, forma më serioze e kancerit të lëkurës. Ndërkohë, Jason Goldberg, drejtor i SpaSeekers, paralajmëroi se aplikimi i birrës në trup mund ta bëjë trupin të ndjeshëm ndaj helmimit nga dielli.

Helmimi nga dielli nuk do të thotë se vërtet jeni helmuar, por përdoret si term për një rast të rëndë të djegies nga dielli. Është një gjendje e rëndë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë. Helmimi nga dielli zakonisht kërkon trajtim mjekësor për të parandaluar komplikime të tilla, si dëmtimi i lëkurës, goditja nga nxehtësia dhe kanceri. Gjithashtu aplikimi i birrës në lëkurën tuaj mund të shkaktojë të përziera, temperaturë dhe në plakje të parakohshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE