Lufta Hamas-Izrael, anulohet “MTV Europe Awards 2023”!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Hamas-Izrael, anulohet “MTV Europe Awards 2023”!

Ceremonia e “MTV Europe Music Awards” është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë duke pasur parasysh luftën Hamas-Izrael. Eventi do të mbahej në Paris më 5 nëntor. Një zëdhënës i Paramount, i cili zotëron MTV tha me anë të një deklarate se:

Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me “MTV EMA 2023” për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës. MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi.

Ndërkaq, rikujtojmë se qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut për të kërkuar lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden, përballet me trysninë në rritje për të përdorur çdo mjet diplomatik për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane. Në ekranet gjigante u shfaqën fotot e atyre që besohet se po mbahen peng nga Hamas, përfshirë foshnjat dhe të moshuarit, ndërsa protestuesit brohorisnin për lirimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50972 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE