Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin dhe shfrytëzonte dy të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin dhe shfrytëzonte dy të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e polciisë së Durrësit pasi zbulohet se përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

Sipas policisë mësohet se ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

Ndër të tjera thuhet se 37 vjeçari iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE