Plas keq në mes të koncertit, MC Kresha nxehet me DJ e tij: Do t’ma marrësh fytyrën (Video)

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas keq në mes të koncertit, MC Kresha nxehet me DJ e tij: Do t’ma marrësh fytyrën (Video)

Mc Kresha është një ndër të paktët artistë, që kur bëhet fjalë për të kënduar “live”, nuk toleron askënd.

Në një video që po qarkullon në TikTok, Mc Kresha shihet të jetë nxehur keq me DJ e tij dhe shkak për këtë është bërë instrumentali i muzikës.

“Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet,”, dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet me zë të lartë DJ.

“Deri tani kam qënë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë”.

“A do t’ma marrësh fytyrën?!” shton më tej këngëtari.

E duket se cdo gje ka përfunduar paqësisht pasi të dy e kanë marrë situatën me shaka, duke shkëmbyer batuta se Kreshën ende nuk e kanë lënë veshët por edhe nëse e lënë shkaku do jetë DJ.

Përvec angazhimeve nëpër koncerte, duket se një super bashkëpunim pritet të vijë së shpejti nga Kida, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58618 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE