Tiranë, tentoi të vidhte një bankë te Unaza e Re, pranga një 23-vjeçari!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, tentoi të vidhte një bankë te Unaza e Re, pranga një 23-vjeçari!

Sot në Tiranë u parandalua vjedhja e një banke në zonën e Unazës së Re. Policia u vu në lëvizje pas një informacioni në rrugë operative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po tentonte të vidhte filialin e një banke të nivelit të dytë. Uniformat blu arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, në tentativë për grabitjen e një filiali banke në zonën e Unazës së Re.

23-vjeçari i E.I u arrestua në Rrugën “Teodor Keko”, në tentativë për të vjedhur në një filial banke, por plani i tij dështoi.

Ai akuzohet veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE