4 fusha të reja futbollit në Tiranë/ Projekti i “100 fushave”, përfiton Dinamo, Vora dhe shkolla e Mjeshtrisë!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
4 fusha të reja futbollit në Tiranë/ Projekti i “100 fushave”, përfiton Dinamo, Vora dhe shkolla e Mjeshtrisë!

600 mijë euro për katër fusha të reja futbolli në qarkun e Tiranës.

Kështu projekti i 100 fushave i FSHF-së edhe pse sikurse thotë presidenti Duka nuk është në ritmet që do të dëshironin, vazhdon të avancojë në këtë periudhë të vitit, që është edhe më e përshtatshmja për ndërhyrjet në infrastrukturë.

Mes këtyre katër fushave janë dy të klubit Dinamos, i cili pavarësisht shtëpisë së re në Durrës, sikurse flitet, aktualisht do të stërvitet në periferi të Tiranës. Veç dy fushave të kompleksit të Dinamos kanë përfunduar një fushë në Vorë, e cila do të përdoret nga klubi i këtij qyteti që tashmë është në Kategorinë e Parë dhe një tjetër fushë në ish-qendrën e ekipeve kombëtare, apo në shkollën e Mjeshtrisë së Futbollit.

Këto janë disa nga ndërhyrjet që federate e futbollit në bashkëpunim me klubet dhe pushtetet lokale po bën në prag të sezonit të ri, i cili do të startojë në javën e fundit të muajit gusht. Ndërkohë që kanë filluar punimet dhe për disa fusha në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier dhe Berat

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE