Merr formë gjurma e pistës në aeroportin e Vlorës, Rama: Në verën e vitit 2025 ulet avioni i parë

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr formë gjurma e pistës në aeroportin e Vlorës, Rama: Në verën e vitit 2025 ulet avioni i parë

Punimet në aeroportin e Vlorës kanë avancuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një video, ndërsa krah sa shkruan se ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës.

Kreu i qeverisë thotë se po punohet me ritme të larta me synim që të në verën e vitit 2025 të ulet avioni i parë.

“MIRËMËNGJESI dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur Shqipëria Turistike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama.

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE