U gjet i braktisur në Yzberisht, ja si paraqitet gjëndja e foshnjes së porsalindur

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U gjet i braktisur në Yzberisht, ja si paraqitet gjëndja e foshnjes së porsalindur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ditën e djeshme ku një foshnje i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur ditën e djeshme (8 shtator) në një bodrum në zonën e Yzberishtit, vijon të jetë shumë rëndë në në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë  prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në ranimacion intensiv dhe masazhit kardiak.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme.

Për sa i përket nënës që e solli në jetë, 30 vjeçarja E.I u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës dhe ndodhet në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE