Prestigjiozja italiane “La Repubblica” jehonë Shqipërisë: “Maldivet e Europës, plazhe me shezlong dhe çadër për 10 euro”!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prestigjiozja italiane “La Repubblica” jehonë Shqipërisë: “Maldivet e Europës, plazhe me shezlong dhe çadër për 10 euro”!

“Maldivet e Europës”, kështu është quajtur nga mediat e huaja vendi ynë me plazhet mbresëlënëse. Së fundmi ka qenë prestigjiozja “La Repubblica” ajo që i ka bërë jehonë plazheve tona, jo vetëm për bukuritë e tyre, por edhe për çmime të arsyeshme.

Edhe këtu tani quhen “Maldivet e Europës”. Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento. Me një ndryshim: në Pulia një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni me rreth 10-15 euro. Gjithsesi, udhëtimi jo shumë i kushtueshëm në Shqipëri, mund të jetë drejt fundit. Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, Vendi i Shqiponjave është zgjidhja e fundit: edhe në këto anë luksi është i pranishëm dhe së shpejti do të duhet të kërkoni një destinacion tjetër. Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, tre më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 %.

Vendi ynë po sheh një bum turistësh italianë që kanë zgjedhur bregdetin tonë për të kaluar pushimet e tyre për shkak të çmimeve të arsyeshme. Janë disa italianë që kanë folur për të përditshmen italiane të cilët kanë rrëfyer se kanë zgjedhur Shqipërinë përpara vendit të tyre, jo vetëm për shkak të plazheve mahnitëse, por për shkak të çmimeve të arsyeshme jo vetëm në akomodim, por edhe në restorante.

Italianët, të cilët më parë ishin të apasionuar pas bregdetit kroat, thonë se që kur Kroacia zgjodhi si monedhë zyrtare të sajën euron, ky vend është bërë i papërballueshëm. Shumë italianë që po vijnë në Shqipëri këtë verë kanë zgjedhur jo vetëm udhëtimin me avion, por edhe tragetin në Adriatik nga Bari në Durrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE