Prindërit e Wanda Nara-s të shqetësuar për modelen: “Icardi e kërcënon…”!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prindërit e Wanda Nara-s të shqetësuar për modelen: “Icardi e kërcënon…”!

Marrëdhënia mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi janë zbuluar bisedat mes prindërve të modeles, e cila thuhet se kërcënohet dhe ka frikë prej Icardit. Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Nara-s, të cilët janë ndarë për më shumë se 10 vjet. Gazetarja Yanina Latorre ka pasur akses në një bisedë mes prindërve të Wanda-s, e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se Wanda kërcënohet prej Icardit.

“Wanda kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ne nuk e dimë se çfarë po ndodh, sa është djalë i mirë, aq është edhe djalë i keq”, shkruante mamaja e modeles disa muaj më parë. Babai Andres Nara, konfirmoi mesazhet. Mauro dhe Wanda janë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi. Rikujtojmë se së fundmi Wanda ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE