Xhensila Myrtezaj paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperin e njohur shqiptar!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila Myrtezaj paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperin e njohur shqiptar!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Dy projektet më të fundit muzikore nga Xhensila kanë qenë dy bashkëpunime, ai me Klajdi Harunin që u këndua për herë të parë ‘live’ në finalen e madhe të ‘BBV 2’ dhe më i fundit që u publikua para një muaji në duet me Majk ‘T’i fala’.

Para pak ditësh Xhensila ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Pina Pina”. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se kënga e re do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur, Varrosin dhe se do të publikohet së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë dhe ne i urojmë një rrugëtim sa më të ëmbël!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49232 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE