Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre muzikor!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre muzikor!

Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Kështu duket të jetë dhe dueti i radhës, i cili do të jetë me producentin Elgit Doda, që ‘mban fronin’ për të tilla këngë. Këtë e kanë paralajmëruar vetë artistët me anë të një postimi në Instagram, ku kanë zbuluar dhe titullin e këngës, ‘Si mua je ti!’

Së fundmi Elgiti ka dashur të na zbulojë më shumë rreth këtij projekti dhe ka postuar një video të tij duke improvizuar pak nga kënga e re. E ditën e sotme me anë të një postimi në rrjete sociale, ku kanë postuar një foto nga videoklipi, Dafina dhe Elgiti kanë zbuluar se kënga do të publikohet të premten në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Dafina është shumë e angazhuar me koncerte në qytete e shtete të ndryshme, e së fundmi ka shqetësuar ndjekësit pasi ka anuluar performancën më të fundit në Pejë si pasojë e shqetësimeve shëndetësore, të cilat nuk i ka bërë me dije.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE